Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për vrasje në tentativë në Ferizaj, shkruan Fol Drejt.
“Më datën 29.04.2023 rreth orës 14:30 Policia Rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informacion se në rrugën ‘’12 Qershori’’ në Ferizaj ishte një rast ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’ ku i dyshuari F.I ( M/K) i moshës 54 vjeçar me veturën e tij BMW me targa vendore e godet viktimën V.I (M/K) të moshës 49 vjeçar i cili po lëvizte në trotuar, duke i shkaktuar lëndime trupore . Për dihmë mjekësore fillimisht dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa gjatë verifikimit të tij rezulton se ishte në kërkim policor me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj me burgim prej 1 viti dhe pas tretmanit mjekësorë dërgohet në vuajtje të dënimit, ndërsa i dyshuari F.I largohet në drejtim të panjohur.”, shkruan në raportin policor.
Në komunikatë theksohet se, përveç ekipeve të policisë së rendit pjesëmarrës në aksion ishin edhe Njësia e Hetimeve e stacionit të policisë në Ferizaj dhe Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin marrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetim dhe në kërkim të të dyshuarit F.I.
“Hetuesit rajonal pas një punëve intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë me datën 03.05.2023 në ora 14:30 në Ferizaj kanë arrestuar të dyshuarin F.I, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje të mbetur në tentativë’’, të cilin më pas e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.”, thuhet në vazhdim të njoftimit. /FolDrejt/