Policia bën me dije se mbrëmë rreth orës 21:00 ka pranuar një informacion se në magjistralen Ferizaj-Prishtinë është një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.M (M/K) i moshës 31 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet XH.M ( F/K) e moshës 33 vjeçare .
Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.