Gjykata Themelore në Ferizaj e ka shpallur fajtor Naser Pajazitajn, për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, njofton Klan Kosova.
Kjo është hera e katërt e dhënies së verdiktit për këtë rast, pasi më parë ishte shpallur dy herë fajtor dhe njëherë i pafajshëm.
Sipas akuzës nga Prokuroria, Naser Pajazitaj e kishte marrë me veturë Donjeta Pajazitajn, duke e dërguar tek vendi “Kroi i Lajthisë”, ku më pas me e kishte goditur për vdekje me dy plumba në kokë.
Gjykata Themelore në Pejë e kishte liruar të pandehurin nga këto akuza, por me vendim të Gjykatës së Apelit, rasti ishte kthyer në rigjykim.
Pas rigjykimit, Naser Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm.