Një 12-vjeçare, që ishte larguar nga shtëpia, është dhunuar nga një person.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj, rreth orës 01:00 të datës 21 nëntor, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24-orësh, ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj.
Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./FolDrejt/