Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur një shofernë Ferizaj që drejtoi veturën nën ndikim të alkoolit, shkruan Fol Drejt.
“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 04:20 në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, saktësisht në fshatin Saraishtë ka ndaluar shoferin i cili ishte duke drejtuar veturën e udhëtarëve nën ndikimin e alkoolit me 0.94 promila.Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet E.K (M/K) i moshës 37 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 200 euro , 2 pikë negative dhe gashtë (6 ) muaj masë mbrojtëse ,heqje e patentë shoferit.”, shkruan në raportin e policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar tek shoferët e automjeteve që mos drejtojnë automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit. Ata shtuan se veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. /FolDrejt/