Një drejtues veture në Ferizaj e ka pësuar keq nga policia pas tejkalimit të shpejtësisë së lejuar.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 17:45 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, me ç’rast policia ka ndaluar shoferin F.S (M/K) i moshës 28 vjeçar i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 95 km/h.
Ndaj tij, policia shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit./FolDrejt/