Në raportin 24 orësh të policisë, rasti është cilësuar si: vrasje në tentativë, shkruan Fol Drejt.
Sipas raportit, i dyshuari i cili është arrestuar më pas nga policia, ia ka drejtuar armën “viktimës mashkull kosovar”, mirëpo ky i fundit kishte arritur t’ia largonte armën nga duart, e cila edhe kishte shkrepur.
“Ferizaj 01.08.2022 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur duke i drejtuar armën viktimës mashkull kosovar. Viktima kishte arritur që të largonte armën nga duart e të dyshuarit me ç’rast arma kishte shkrepur. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë” – thuhet ndër të tjera në raport.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/