Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në listën e objektivave për vitin 2022 planifikon edhe themelimin e nënstacioneve policore në tre fshatra të kësaj komune si Greme, Sojevë dhe Softaj apo Babush, për ruajtjen e sigurisë publike.
Kjo po mirëpritet nga përfaqësuesit e të tri këtyre fshatrave që për Klan Kosova thanë se diçka e tillë është kërkesë e banorëve dhe që secili nga këto fshatra është në largësi të konsiderueshme nga qyteti.
Ata janë të bindur se me themelimin e këtyre vendqëndrimeve do të ulen rastet e vjedhjeve, aksidenteve dhe do të rritet siguria në komunikacion.
Vendimin final për këtë çështje do ta marrë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.