Një 29 vjeçar është arrestuar në Ferizaj pasi kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij 25 vjeçare.
Policia njofton se personi me iniciale A.B pas një grindjeje ka kanosur ish-gruan e tij me iniciale R.B.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e policisë , Sektori i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Kanosje’’./FolDrejt/