Një rast i dhunimit është raportuar në Ferizaj, ku ankuesja femër kosovare ka raportuar se është shfrytëzuar seksualisht nga persona të panjohur.
“Ferizaj 23.04.2023 – 04:35. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktimën kosovare persona të panjohur e kanë shfrytëzuar seksualisht, dhe e njëjta ka mbetur shtatëzënë. Viktima është dërguar në QKUK-në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor.Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.