Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Ferizaj ka arrestuar një person të kërkuar, shkruan Fol Drejt.
“Sot në ora 13:00 në Ferizaj, ekipe të policisë rajonale të Ferizajt, pas disa informacioneve të pranuara kanë arritur që fillimisht të lokalizojnë e më pas të arrestojnë personin e kërkuar G.L (M/K) i moshës 38 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Vjedhje e pyjeve” me dënim burgimi prej një 1 vit e 8 muaj.”, shkruan në raportin policor.
Policia njoftoi se pas kompletimit të dokumentacionit ai është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa premtoi se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
“Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, që nëse kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në vazhdim të komunikatës. /FolDrejt/