Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person tjetër.
Rasti u raportua në Ferizaj, gjatë ditës së djeshme, rreth orës 19:50, përcjell Fol Drejt.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturë, dyshohet se gjatë të rrugës duke tentuar të bëjë tejkalimin e disa motoristëve, njëri prej tyre ia ka aksidentuar veturën dhe pastaj e ka sulmuar fizikisht viktimën, ndërsa mbrapa veturës janë dëgjuar të shtëna me armë, e pastaj i kanë dalë para veturës dhe i kanë drejtuar armën viktimës. Viktima ka deklaruar se nuk ka lëndime, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes nuk kanë gjetur ndonjë dëshmi lidhur me rastin. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/