Një person është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se kanosi gruan e tij me të cilën është në proces të shkurorëzimit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka përfillur urdhrin mbrojtës dhe përmes rrjetit social ka kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare me të cilën është në proces të shkurorëzimit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.