Një person ka raportuar në polici se ka rënë pre e një grabitjeje, me ç’rast tre të dyshuarit edhe kanë shtënë me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:31, në Ferizaj, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, tre të dyshuarit kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës dhe kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë aktivizuar planin operacional.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkohë që rasti është nën hetime./FolDrejt/