Një person është ankuar në polici se derisa kishte tentuar t’u ofrojë ndihmë disa personave të përfshirë në një aksident ishte kanosur verbalisht nga njëri prej pasagjerëve.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Liman Reka” të Ferizajt, rreth orës 15:00 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
“Ankuesi mashkull kosovar kishte hasur në një aksident trafiku në rrugë dhe kur kishte pyetur palët nëse kanë nevojë për ndihmë, një i dyshuar mashkull kosovar, pasagjer në njërën nga veturat e involvuara në aksident e kishte kanosur verbalisht ankuesin dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti nën hetime.”, thuhet në njoftimin e policisë.