Janë arrestuar dy persona në Ferizaj, pasi të njëjtin janë përleshur mes vete për shkak të një mosmarrëveshje mes dy familjeve të tyre, për një parcelë.
Më pas dy personat për ndihmë mjekësore ishin dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj.
“Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 15:00 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Rexhep Bislimi” në Ferizaj është një rast të lëndimit trupor. Ngjarja kishte ndodhur kur dy personat me inicialet S.A ( M/K) i moshës 35 vjeçar dhe J.A ( M/K) i moshës 30 vjeçar, shkak i një mosmarrëveshje mes dy familjeve të tyre, për një parcelë ( ngastër toke) kishin pësuar lëndime trupore mes vete nga sulmet fizike, të cilët më pas për ndihmë mjekësore ishin dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj”, thuhet në komunikatën e policisë.
Dy të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizajt dhe pas intervistimit nga policët hetues, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, përcjell Klankosova.tv.
“Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçur policët hetues të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.
Dy të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizajt dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim trupor”, thuhet tutje në komunikatë.