Një e mitur është raportuar të jetë zhdukur në komunën e Ferizajit.
Rasti ka ndodhur pasditen e 10 korrikut, rreth orës 16:00, transmeton Fol Drejt.
Siç bën me dije raporti 24 orësh, rastin në polici e ka paraqitur babai i të miturës, i cili ka thënë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer.
Ende nuk dihet vendndodhja e saj./FolDrejt/