Në ferizaj dyshohet se ka ndodhur një rast i dhunës në familje.
Sulmuesi, mashkull kosovar, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse viktima, femër kosovare, ka pranuar tretman mjekësor, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.