Kremlini tha sot se ishte i hutuar nga vendimi i Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione ndaj vajzave të presidentit Vladimir Putin, duke e përshkruar këtë veprim si pjesë të “çmendurisë më të gjerë” të Perëndimit kundër Rusisë.
“Sigurisht, ne besojmë se këto sanksione në vetvete përfaqësojnë një zgjatje të qëndrimit absolutisht të zemëruar për futjen e kufizimeve,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, shkruan Reuters.
Siç tha Peskov, vetë vendimi për të vendosur kufizime ndaj anëtarëve të familjes flet vetë./FolDrejt/