Fërkimi i syve është shprehi e shumë njerëzve.
Dermatologët këshillojnë t’i mbani duart larg syve, sepse zakoni i fërkimit mund të ndikojë seriozisht në pamjen dhe shëndetin tuaj, përcjell Fol Drejt.
Rrathë të zinj
Fërkimi kronik gjithashtu mund të çojë në rrathë të errët nën sy, të njohur si hiperpigmentim progresiv. Sa më e errët lëkura juaj, aq më keq mund të jetë.
Dëmtimi i kornesë
Fërkimi kronik jo vetëm që dëmton lëkurën e qepallës, por mund të shkaktojë edhe mikro-gërvishtje në kornea, e cila mund të çojë në turbullim të shikimit.
Rreziku i infeksionit
Sytë janë një terren ideal për infeksione, sepse mikrobet nga duart mund të hyjnë lehtësisht në trup përmes mukozës së syrit, thonë dermatologët./FolDrejt/