Shumë fermerë nga Obiliqi dhe rrethina nuk mundën t`i ujisin tokat e tyre të dielën.
Kjo meqë kanali për ujitje i “Iber-Lepencit” nuk po sjell ujë të mjaftueshëm.
Rreth 100 hektarë të këtij rajoni të mbjella me patate, po rrezikohen.
Vënia në pikëpyetje e investimit rreth 30 mijë eurosh, i ka lodhur bujqit e disa nga ta po i shtyn ta mendojnë edhe migrimin.
Sistemi i vaditjes, u dëmtua kur Komuna e Obiliqit ndërtoi përmbi gypa këtë objekt për kogjenerim. E rifunksionalimi i tij po kritikohet edhe nga Vetëvendosja si opozitë lokale.
Drejtori i Infrastrukturës në këtë komunë, Fatmir Berbatovci tha për Klanin se të shtunën ka përfunduar devijimi i gypave të dëmtuar, dhe sipas tij ditëve në vijim furnizimi e shtypja do të normalizohet, përcjell FolDrejt.com.