Çmimi i Madh i Bahreinit në Formula 1 ka ngritur siparin e këtij edicioni dhe ka qenë ashtu siç pritej një garë spektakolare, që ka konfirmuar se hierarkia e viteve të fundit ka ndryshuar. Gara e parë e këtij viti është dominuar nga makinat Ferrari me Leklerk dhe Sainz që kanë marrë dy vendet e para në podium, ndërsa Luis Hemilton është renditur i treti.
Leklerk ka dominuar garën që në fillimin e saj duke mbajtur pas Verstapen që dukej se ishte rreziku i vetëm i kokëkuqeve. Ai ishet gjithmonë më i shpejtë se makina Red Bull duke e shkëputur vazhdimisht nga ndjekësi i tij në momentet kyç të garës.
Ndërkohë, Verstapen shfaqi probleme me gomat dhe me shpejtësinë duke u ankuar shpesh te mekanikët e tij. Kur mbeteshin 11 xhiro para fundit, shpërthimi i motorit të makinës së Gasli vuri në dyshim rezultatin e garës.
Por pak xhiro pas largimit të makinës së sigurisë, Verstapen u tërhoq nga gara për probleme mekanike. Kështu, Sainz u gradua në vendin e dytë, ndërsa në të tretin, trysnia e Hemilton ndaj Perez bëri që ky i fundit të dilte jashtë pistës, duke i dhënë vendin në podium britanikut pikërisht në xhiron e fundit.
Në zonë e pikëve përfunduan edhe Rusëll, Magnusen, Botas, Okon, Tsunoda, Alonso dhe debutuesi Zhou./FolDrejt/