Makina e Ferrarit me të cilën Michael Schumacher fitoi pesë gara gjatë sezonit të Formula 1 në 2003 do të dalë në ankand javën e ardhshme në Gjenevë, njoftoi sot Sotheby’s.
“Është interesante që kjo veturë është një nga vetëm katër me më shumë se katër fitore në historinë e Ferrarit, e drejtuar nga një prej shoferëve më të aftë të gjeneratës së tij – Michael Schumacher”, tha Vincent Luzoui, ndihmës ekzekutiv i drejtorit të shitjeve të Sotheby.
Shitësit thonë se “Ferrari” i kuq i quajtur “Chassis 229” në të cilin kampioni i shumëfishtë i botës nga Gjermania u shfaq nëntë herë mund të fitonte deri në 9.4 milionë dollarë./FolDrejt/