Sezoni 2021 në Formula 1 për Ferrarin nisi me një vend të gjashtë me Sharll Leklerkut dhe një vend të tetë me Karlos Sainz në Bahrein. Dy pilotët e “kokëkuqes” e shohin gotën gjysmë plot pas kësaj gare të parë.
“Fillimi i garës ishte i mirë, menxhova mirë gomat, por në fund ishte shumë e vështirë të ruanim ritmin. Ritmi i garës ishte shumë më i mirë krahasuar me vitin e kaluar, por nuk jemi ende aty ku dëshirojmë, ndaj ka shumë punë për të bërë. Ne jemi të vetëdijshëm për preogresin tonë, pasi është një hap i madh krahasuar me vjet. Ky është një start pozitiv i sezonit, pasi kjo është një pistë e vështirë për Ferrarin”, tha më tej piloti monogask i Ferrarit.