Të hënën në mëngjes shqiptarët e vendlindjes dhe diasporës janë zgjuar të gëzuar për festën më të madhe të Kosovës – pavarësia e saj nga Serbia. Një festë është vërejtur edhe në Bruneck të Tirolit Jugor në Itali. Shqiptarët kanë festuar me flamuj dhe paradë automobilistike.
Në 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, edhepse prej 1999 Beogradi kishte humbur kontrollin mbi vendin dardan. Prej atëherë, Kosovën e kanë njohur mbi 100 shtete, mes tjerash SHBA, Italia, Gjermania, Franca, Britania dhe Turqia./Foldrejt.com