Dy adoleshentë kanë humbur jetën dhe të paktën 8 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në një shtëpi në SHBA.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një festë në Pittsburgh, në Pensilvaninë perëndimore në SHBA ku qindra njerëz kryesisht të mitur ishin mbledhur dhe po festonin në një shtëpi të marrë me qira, ka bërë me dije shefi i policisë së Pittsburgh Scott Schubert.
Pas përleshjes janë qëlluar si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë. Gëzhojat e gjetura në vendngjarje tregojnë se janë përdorur pistoleta dhe një pushkë dhe policia dyshon se ka pasur shumë autorë./FolDrejt/