Dy persona janë lënduar, dy vetura janë dëmtuar dhe “Vdekje për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”, ishin disa nga elementet që e karakterizuar festimin e mbrëmshëm në qendër së Shkupit, pasi Klubi e Hendbollit “Vardari” mori titullin e kampionit evropian.
“Gjatë kohës së festimit është denoncuar se në Bulevardin “Goce Dellçev” është dëmtuar vetura “Audi A3” me targa të Shkupit dhe në rrugën “11 Tetori” para Kuvendit është dëmtuar vetura “Shevrolet Spark” në pronësi të MPB-së. Me lëndime të lehta trupore ka pësuar F.M. (18) dhe T.P. (17)”, njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Siç njoftuan nga MPB-ja, në lidhje me rastin nga ana e njësitit “Alfa”, janë arrestuar 5 të mitur të moshës 14-17-vjeçare, të gjithë nga Shkupi, ndërkaq MPB-ja ka arrestuar ZH.M. (36) nga Shkupi për shkak të dëmtimit të rendit dhe qetësisë publike para Kuvendit.
Jozyrtarisht thuhet se veturat u janë dëmtuar edhe shtetasve kosovarë, të cilët mbrëmë kishin ardhur në Shkup për ta ndjekur koncertin e Stingit./Portalb.mk