Sot në Prishtinë do të mbahet edicioni i parë i Festivalit Ndëretnik.
Ky festival ka për qëllim promovimin e kulturave të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, përcjell Klankosova.tv.
Në festivalin i cili do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do të ketë stoli, ushqime, veshje, muzikë, instrumente etj.