Kryetari i Aleancës për Shqiptarët – dega Dibër, Ilirjan Fetahu u është drejtuar me një mesazh të gjithë atyre që i kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe zgjedhjeje, por edhe qytetarëve dibranë. Fjalia që spikat në tekstin e tij është se një pjesë e BDI “ka figura qe ne kurriz te ketij qyteti kane krijuar benefite per familjen e tyre, kane keqperdorur besimin e juaj nder vite, te cilet duhej te kerkonin falje dhe jo vota”, përcjell foldrejt.com.
Në vijim keni mesazhin e plotë të tij:
“Kaluam bashke nje proces zgjedhor ne te cilin ne si Aleanca per Shqiptaret u munduam maksimalisht te kaloje ne nje ambient te qete dhe demokratik.
Do desha te falenderoj nga zemra te gjithe ata qe na besuan,ata qe na perkrahen por edhe ata qytetare te ndershem te cilet besuan se ne nuk jemi opsioni me i mire per te udhehequr komunen. 3834 here, Ju Faleminderit!
Perball kishim nje subjekt i cili brenda saj ka edhe figura qe ne kurriz te ketij qyteti kane krijuar benefite per familjen e tyre, kane keqperdorur besimin e juaj nder vite, te cilet duhej te kerkonin falje dhe jo vota, veprimet e e cileve na e shtojne edhe me shume forcen dhe vendosmerine per te vazhduar ne rrugen e Aleances per Shqiptaret.
Ndjehem krenare me te gjithe ata me te cilet ndame angazhime, fjale, ide, buzqeshje, grimca nervoze, eufori apo deshperim. Por nuk duhet harruar:Ne jemi krijuar per te luftuar! Do jem krahu i juaj, pavaresisht peshes se sfidave ne te ardhmen!
Aleanca per Shqiptaret-dega Diber,ne strukturat e saj,ka njerez qe kane dhene kontribut ne sferat te ndryshme te jetes. Jane pjese te themelimit te institucioneve kulturore, sportist qe na kane nderuar me medalje, mjek te dalluar, profesore dhe profesoresha, artiste, mbrojtes te pasurise te qytetit, figura qe kane sakrifikuar lirine e tyre per te drejtat e shoqerise! Jane keta qe i japin madheshti Aleances per Shqiptaret!,” shkruan profesori i matematikës Ilirjan Fetahu./Foldrejt.com