Kampionët holandezë Feyenoord kanë rindezur interesin e tyre për yllin e Manchester United, Amad pas një huazimi mbresëlënës në Sunderland këtë sezon, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Kjo sipas gazetës holandeze 1908.nl, e cila zbulon se ndërsa ende nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare, bisedimet e brendshme janë planifikuar në ditët në vijim për një qasje transferimi.
Amad ishte afër nënshkrimit për klubin me bazë në Roterdam në verën e vitit 2021, por huazimi dështoi për shkak të një dëmtimi në kofshë. /FolDrejt/