Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Feyerabend: Opozita dhe qeveria mbajnë përgjegjësi për të ardhmen e vendit

6 vjet më parë
in LAJME, SHQIPËRI, TË FUNDIT
Koha e leximit: 7 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në intervistë ekskluzive për DW, eksperti i Fondacionit Konrad Adenauer për Ballkanin Perëndimor, Florian Feyerabend, thotë ndër të tjera se Shqipëria duhet të tregohet e rezervuar në zgjidhjen e statusit të Kosovës.

    

Deutsche Welle: Zoti Feyerabend, fondacioni juaj e konsulton rregullisht Partinë Demokratike në Shqipëri.  Deputetët e kësaj partie tashmë janë larguar përfundimisht nga parlamenti dhe i kanë dorëzuar mandatet e tyre. A jeni dakord ju me këtë hap?

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Florian Feyerabend: Shqipëria ka nisur shumë reforma gjatë viteve më të fundit. Por ka pasur dhe abuzime dhe shumë mangësi, për të cilat opozita ka folur shpesh në muajt e fundit, siç janë problemet me Krimin e Organizuar, skandalet me korrupsion, blerjen e votave, kufizimi i lirisë së medias, mosveprimet në politikat arsimore dhe mosrespektimi i të drejtave të opozitës parlamentare. Qytetarët dhe sidomos të rinjtë janë shumë të pakënaqur dhe të zhgënjyer, siç e dëshmuan edhe protestat studentore në dhjetor. Opozita e sheh veten edhe si zëdhënëse të kësaj pakënaqësie të përgjithshme, e cila u pasqyrua edhe në numrin e madh të pjesëmarrësve në protestat e 16 dhe 21 shkurtit.  Nuk ka asnjë dyshim që gara politike duhet të jetë një garë për idetë më të mira për zgjidhjen e sfidave dhe problemeve. Në një demokraci parlamentare vendi i përballjes me probleme të këtij lloji duhet të jetë parlamenti. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Por, nisur nga sfidat e mëdha që ka përballë Shqipëria, nisur edhe nga çelja e mundshme e negociatave me BE-në, që është paraparë në shtator, është e domosdoshme që parlamenti të jetë funksionues, e të kryejë funksionin e tij kontrollues mbi qeverinë. Jo vetëm qeveria, por edhe opozita duhet të mbajë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë. Për Partinë Demokratike dhe partitë e tjera opozitare shtrohej pyetja se si mund ta ushtronin ato këtë përgjegjësi parlamentare pa shërbyer si gjethe fiku demokratike për një qeveri, të cilën ato e akuzonin për manipulim zgjedhjesh dhe lidhje me Krimin e Organizuar.

Shumë aktorë ndërkombëtarë e kanë kritikuar këtë hap të opozitës. Por ka edhe shumë zëra në Shqipëri që i akuzojnë vëzhguesit ndërkombëtarë për mosnjohje të situatës, ose për mosinteresim, sepse nuk duan që të kenë një vend tjetër të paqëndrueshëm në rajon. Ka diçka të vërtetë këtu?

Stabiliteti aftagjatë  dhe zhvillimi i qëndrueshëm realizohen vetëm me procese transformuese gjithëpërfshirëse. Të mbyllësh sytë para problemeve dhe mangësive faktike do të ishte e gabuar. Dhe pikërisht kjo detyrë i takon sidomos opozitës, si organ kontrollues i qeverisë. Por edhe ne, si fondacion politik krijojmë një tablo më të diferencuar duke shkëmbyer pikëpamjet me përfaqësuesit e politikës dhe shoqërisë civile dhe duke i ndarë këto përshtypje dhe vlerësime me Berlinin dhe Brukselin. Nuk është gjithçka vetëm e bardhë ose e zezë!

Besoni se duke pasur parasysh situatën aktuale, grupi parlamentar i CDU / CSU-së në Bundestag do të japë dritën e gjelbër për hapjen e negociatave?

Ne as nuk mund ta parashikojmë vendimin e grupit parlamentar të CDU / CSU-së e as nuk mund të flasim në emër të tij.  Megjithatë është e qartë se grupi parlamentar do të vendosë në bazë të përparimit të reformave të bëra. Kohët e fundit, grupi parlamentar – i cili ka ngritur enkas një grup pune për Ballkanin Perëndimor – zhvilloi në Shqipëri një udhëtim për mbledhje faktesh. Përsëri, rezultati nuk ishte i zi apo i bardhë, por gri e errët: Me përjashtim të vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve më të lartë, nuk është realizuar ndonjë progres i dukshëm në krahasim me qershorin e vitit 2018.  Në interes të qytetarëve të Shqipërisë mbetet shumë për të bërë! Jo vetëm për të arritur çeljen e negociatave me BE-në, e cila do të jetë vetëm guri i parë i kilometrazhit në procesin ambicioz të anëtarësimit – por edhe sepse reformat janë në të mirë të popullsisë së Shqipërisë. Reformat nuk bëhen për hir të reformave! Edhe nëse Bundestagu Gjerman – në qershor, ose ndoshta në shtator – do të japë dritë jeshile, ka ende 26 shtete të tjera anëtare të BE-së që duhen bindur. Qeveria aktuale duhet, pra, të dëshmojë me prova se po bën përpjekje serioze për reformat. Në interes të popullsisë shqiptare, pra nuk ka kohë për të humbur.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur kohët e fundit për bashkimin e shqiptarëve. Si vëzhgues gjerman, çfarë kuptoni ju me këtë dhe me çfarë ndjenjash e shikoni këtë zhvillim?

Ëndrrat për mbretëri të mëdha etnike  – Shqipëria e Madhe ose Serbia e Madhe ose Kroacia e Madhe – në shekullin e 21-të duhet t’i takojnë së kaluarës. Se çfarë dëmesh dhe pasojash negative mund të shkaktojnë ëndrra të tilla, e kemi parë pikërisht në Ballkan kur në vitet 1990 qindra mijëra njerëz i paguan ato me jetën e tyre. Por kur për himera të tilla jo vetëm ëndërrohet, por edhe flitet seriozisht, atëherë ne këtë e shohim me shqetësim të madh. Kundërmodeli i politikës etnonacionaliste është projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian!

Diskutimi që bëhet në Shqipëri për këtë çështje nuk kuptohet si një ëndërr nacionaliste kundër popujve të tjerë të rajonit, por për të bashkuar diçka që – sipas shumë shqiptarëve – i takon të jetë tok, ngjashëm me bashkimin e Gjermanisë në vitin 1990. Një federatë e tillë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të synonte patjetër edhe anëtarësimin në BE, me afro pesë a gjashtë milionë banorë, nuk do të ishte as shteti më madh i rajonit. Çfarë do të fliste kundër kësaj?

Florian Feyerabend Referent Konrad-Adenauer Stiftung in Berlin (Privat)Florian Feyerabend

Krahasimi me ribashkimin gjerman në vitin 1990 çalon në shumë drejtime. Unë nuk dua të bëj ndonjë analogji të mëtejshme për shkak të kontekstit të veçantë historik, rajonal dhe politik. Një gjë është e qartë: të luash me idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan është si të luash me zjarrin, veçanërisht kur këto ndryshime bëhen mbi bazën e përkatësisë etnike. Pasojat mbi balancën e pushtetit në rajon, impakti mbi  shtetësitë e fqinjëve dhe mbi bashkëjetesën sociale të këtyre vendeve – çfarë do të ndodhte për shembull me shqiptarët në Maqedoni? – janë të paparashikueshme dhe ato do të shtonin vetvetiu frikërat historike nga njëra anë dhe aspiratat etnonacionaliste në vendet fqinjë, nga ana tjetër. Do të hapej Kutia e Pandorës dhe do të bëhej një politikë në frymën e viteve ’90. Pasojat tragjike të kësaj politike janë të njohura. Unë gjithashtu nuk njoh ndonjë sondazh, prej nga del se qytetarët i japin rëndësi krijimit të mbretërive të mëdha etnike. Ajo që njerëzit me të vërtetë presin nga politika nuk janë lojërat cinike me iluzione nacionaliste, por zgjidhja e problemeve konkrete në vend – luftimi i korrupsionit dhe i krimit, hapja e vendeve të punës, e perspektivave të  zhvillimit të ekonomisë dhe e një të ardhmeje evropiane. Nëse kjo nuk realizohet, për shkak të paaftësisë ose mungesës së vullnetit, atëherë njerëzit do të votojnë me këmbë, pra, duke u larguar dhe himerat e mbretërive të mëdha etnike do të jenë vende pa popullsi.

Si e gjykoni ju rolin aktual të Shqipërisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës? Çfarë do të prisnit nga Shqipëria tani që dialogu është në fazën përfundimtare?

Qarkullojnë shumë thashetheme, disa prej të cilave ndoshta të vërteta, që i atribuojnë kryeministrit shqiptar Edi Rama një rol të rëndësishëm në diskutimin e shumëpërfolur aktualisht mbi korrigjimin e kufijve ose ndërrimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Dialogu i udhëhequr nga BE-ja midis shteteve sovrane Kosovë dhe Serbi ka si qëllim normalizimin e marrëdhënieve. Shumë babo e mbytin fëmijën, e nganjëherë duhet të kalojë ca kohë derisa të vijë momenti i përshtatshëm. Pra, në këtë fazë përfundimtare, do të ishte më e dëshirueshme sjellja e rezervuar, sesa ngutja e panevojshme.

Kosova është e gatshme t’i anulojë tarifat doganore ndaj prodhimeve  serbe vetëm nëse merr garancinë e njohjes nga Serbia. Serbia, nga ana tjetër, është gatshme për negociata vetëm pas heqjes së tarifave doganore. Si mund të dilet nga ky pat?

Ndonëse janë të kuptueshme frustrimi apo edhe zemërimi i Qeverisë së Kosovës për praktikat e politikës së jashtme serbe – pengimi i anëtarësimit në Interpol, presioni ndaj disa vendeve për të anuluar njohjen e Kosovës – vendosja e tarifave ka qenë një vendim në kundërshtim me parimet e Procesit të Berlinit, me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe me frymën e procesit të normalizimit. Pjesa më e madhe e shkëmbimeve ekonomike dhe bashkëpunimi mes Serbisë dhe Kosovës është dëmtuar kohët e fundit. Dhe embargoja tregtare – e cila vlen edhe për prodhimet nga Bosnja-Hercegovina – dëmton në radhë të parë popullsinë kosovare dhe sektorin privat.

Disa politikanë shqiptarë kanë bërë thirrje kohët e fundit për një rol më të drejtpërdrejtë të Gjermanisë në zgjidhjen e konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës. A e përkrahni ju këtë kërkesë?

Politika e jashtme gjermane është gjithmonë e ngërthyer në një kornizë evropiane. Dialogu i normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë udhëhiqet nga BE-ja. Sidoqoftë, nuk mund të mos vihet re se dialogun nuk do ta dëmtonte pak më shumë orientim, me qellim që te mos përfundonte në një rrugë qorre ose të merrte tatëpjetën. Qysh në vitin 2011, kancelarja Angela Merkel mori përsipër një rol udhëheqës në çështjen e statusit. Ajo ende gëzon reputacion dhe adhurim shumë të lartë në Ballkanin Perëndimor. Pozicionimet e Gjermanisë, si fjala vjen, refuzimi i ndryshimit të kufijve, dëgjohen me vëmendje dhe kanë peshë. Edhe fondacionet politike mund të luajnë një rol në këtë proces. Dhe ne po e bëjmë këtë dhe po e bëjmë duke nxitur këmbimin politik në nivel jo zyrtar dhe në Serbi duke shoqëruar “dialogun e brendshëm”, aq të rëndësishëm, të nisur nga presidenti Aleksandar Vuçiç. Sepse në fund duhet të dalë një zgjidhje, e cila do të pranohet nga të dy popujt, duke përfshirë këtu edhe pranimin e ndonjë fakti të dhimbshëm.

 

 

*Florian Feyerabend është referent për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në fondacionin gjerman të partisë demokristiane, CDU, Konrad-Adenauer./DW

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Thellohen përplasjet në qeveri, Muhamed Zekiri: Mundemi edhe pa BDI-në!

Lajmi tjetër

Kritika platformës së dialogut me Serbinë në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM