Pjesëmarrja e Tunizisë në Kupën e Botës së ardhshme është nën kërcënim pasi ministri tunizian i rinisë dhe sporteve Kamel Deguiche foli së fundmi për mundësinë e “shpërbërjes së zyrave federale të disiplinave të ndryshme” – me FIFA që me sa duket e merr këtë për të nënkuptuar Federatën Tuniziane të Futbollit (FTF).
Në një letër të zbuluar, të publikuar nga radiostacioni Mosaique FM, FIFA ka kërkuar sqarime për këto komente. Letra tregon “përpjekjet e autoriteteve shtetërore për të ndërhyrë në punët e brendshme të Federatës Tuniziane dhe kërcënimet e saj për të shpërbërë zyrën e FTF”.
Aty vazhdon: “Në këtë drejtim, dëshirojmë t’ju kujtojmë se shoqatat anëtare të FIFA-s janë ligjërisht të detyruara t’i kryejnë punët e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndikim të padrejtë nga palët e treta. Çdo mospërmbushje e këtyre detyrimeve mund të rezultojë në vendosjen e ndëshkimeve sipas ligjeve të FIFA-s, duke përfshirë pezullimin e shoqatës përkatëse.”
Nëse FIFA merr masa, kjo mund të nënkuptojë ndalimin e kombëtares tuniziane nga pjesëmarrja në Kupën e Botës Katar 2022, e cila do të fillojë më 20 nëntor. Tunizia është aktualisht në Grupin D së bashku me Danimarkën, Australinë dhe Francën./FolDrejt/