Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka ndaluar Këlnin të Gjermanisë që të sjellë lojtarë në dy periudhat e ardhshme transferuese për shkak të shkeljeve të rregullave gjatë nënshkrimit të kontratës me sulmuesin e ri slloven Jak Chuber Potočnik.
Klubi gjerman i futbollit akuzohet se ka inkurajuar Potočnikun (17-vjeçar) që ta ndërpresë kontratën e tij me Olimpija Ljubljana, përcjell Fol Drejt.
FIFA e gjobiti Këlnin me 51750 euro, ndërsa futbollisti i ri slloven u suspendua me katër muaj./FolDrejt/