Katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare në 21 qershor në Serbi, dje është fiksuar qeveria e re. Kryeministrja Ana Bërnabic, të dielën mbrëma tha se qeveria e re është në kontinuitet me qeverisjen e kaluar të nisur prej 2014, kur Aleksandër Vucic është zgjedhur president dhe shef i partisë SNS.
Bërnabic nuk deshte të flasë për partnerët qeverisës dhe për emrat e rinj të ministrave, por kjo la të kuptohet se do zbardhet të martën mbrëma. Ajo që dihet është se 50 përqind e qeverisë së re do jenë gra dhe brenda javës të votohet në parlament.
Parlamenti i ri prej 250 ulëseve, praktikisht nuk ka opozitë – pasi edhe partia e Ivica Dacic, edhe partia e Aleksandër Sapic, pritet të jenë në qeverinë e re. Ngjashëm si në parlamentin e Shqipërisë, pasi erdhi deri te bojktoti opozitar./Foldrejt.com