Të dy këto lloje frutash që njëzit i konsumojnë si fruta të thata apo të freskëta, janë plot me lëndë ushqyese të dobishme për shëndetin.
Por nëse keni qenë ndonjë herë kurioz për dallimet midis tyre, zbuloni ato më poshtë.
Fiqtë
Fiqtë janë frutat që formohen nga pema e njohur në gjuhë shkencore si Ficus Carica.
Sot ato gjenden dhe rriten me bollëk në shumë pjesë të botës, por vargu origjinal i pemës besohet të jetë ai i vendeve mesdhetare, si dhe disa pjesëve të Azisë.
Pemët e fikut në përgjithësi rriten në mënyrë optimale në kushte të ngrohta dhe duhet të kenë tokë që drenazhohet mirë.
Fruti i fikut zakonisht ka ngjyrë jeshile ose vjollcë dhe formohet nën kërcellin e gjetheve të pemës. Ato prodhohen individualisht ose në çift.
Përfitimet shëndetësore
Fiku është një produkt ushqimor i shëndetshëm që mund të konsumohet i freskët ose i thatë.
Përmban shumë kalcium, rreth 20 % të vlerës së rekomanduar ditore, magnez, kalium dhe madje 10g fibra.
Kaliumi dhe magnezi janë elektrolite të rëndësishme që ju nevojiten për të qëndruar të shëndetshëm dhe fibrat janë gjithashtu të dobishme për shëndetin e mirë, veçanërisht për sistemin tretës.
Një burim i mirë i hekurit dhe fosforit, që mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve nëpërmjet pranisë së komponimeve të ndryshme fenolike dhe fitokimikave të tjera.
Hurmat e Arabisë
Këto fruta prodhohen nga palma që njihet si Phoenix Dactylifera.
Palmat e hurmës rriten natyrshëm në zona me klimë të thatë dhe të nxehtë, siç janë vendet e Lindjes së Mesme dhe pjesët veriore të Afrikës.
Fruti i kësaj peme është zakonisht një ngjyrë kafe në të kuqërremtë me një pamje të rrudhur. Ka formë ovale, një strukturë ngjitëse dhe ka vetëm një farë.
Këto fruta prodhohen në tufa në pemën e palmës dhe mund të peshojnë deri në 8 kg për tufë.
Një tufë e vetme mund të përmbajë 1000 ose më shumë fruta individuale.
Palmat e hurmave fillojnë të japin fryte rreth moshës 5 vjeçare. Ato mund të vazhdojnë të japin fruta për disa vite më vonë, por me kalimin e kohës, ato prodhojnë gjithnjë e më pak fruta.
Përfitimet shëndetësore
Hurmat e arabisë përmbajnë lëndë ushqyese të shëndetshme si magnez, kalium dhe një sasi shumë të vogël kalciumi.
Përmbajnë gjithashtu fibra dhe konsiderohen një zgjedhje e shëndetshme ushqimore.
Megjithatë, përmbajtja e sheqerit është e lartë, me rreth 63 gram/100g sheqer.
Dallimi midis fiqve dhe hurmave të arabisë?
Dallimi i parë, janë llojet e ndryshme të pemëve në të cilat këto fruta rriten.
Dallimi i dytë është forma dhe ngjyra e tyre.
Dallimi i tretë është se fiqtë formohen të vetme ose në çift, ndërsa hurmat në tufa të mëdha që përmbajnë shumë kokrra të këtij fruti.
Dallimi i katërt është se fiqtë përmbajnë shumë fara ndërsa hurmat vetëm një.
Dallimi i pestë është është se përmbajtja e sheqerit tek hurmat e arabisë është më e lartë krahasuar me fiqtë. Ku hurmat kanë rreth 63g/100g sheqer ndërsa fiqtë kanë vetëm 43g/100 gram.
Dallimi i gjatë është se përmbajtja e kalciumit tek fiqtë është mjaft e lartë krahasuar me hurmat e arabisë.
Cila është më e mirë?
Si fiqtë ashtu edhe hurmat konsiderohen si ushqime të shëndetshme. Ato përmbajnë lëndë ushqyese të rëndësishme si kalium, magnez, fibra e kalcium dhe nuk duhet të përjashtohen nga regjimi juaj ushqimor./AW/