Ministria e Kulturës ka njoftuar se Filharmonia e Kosovës ka performuar në Selanik, shkruan Fol Drejt.
“Bashkëpunimi në mes të Korit të Filharmonisë së Kosovës, Korit të përzier të Selanikut dhe Orkestrës Shtetërore të Selanikut në drejtimin e mjeshtrit grek Vladimiros Symeonidis, rrëmbeu shumë duartrokitje në koncertin e mbrëmshëm në Selanikun e njohur për festivalet, ngjarjet artistike dhe jetën e gjallë kulturore në përgjithësi.”, shkruan në njoftimin e ministrisë në Facebook.
Në komunikatë u tha se në sallën koncertale përplot publik është interpretuar vepra “Stabat Mater” (G. Rossini), ndërsa të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ministri i kulturës Hajrulla Çeku, zëvendësminstrja Daulina Osmani, kryetari i Selanikut Konstantinos Zervas, udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë, Fitim Gllareva dhe konsulli i ri i Turqisë në Selanik, Serkan Gedik. /FolDrejt/