Dje në Maqedoni kishte 445 raste të reja me Covid19, duke qenë shifra rekord më e lartë deri tani. Kjo ka shtyrë reagimin e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, raporton foldrejt.com.
Ai në Facebook ka shkruar se nuk duhet lejuar që sistemi jonë shëndetësor të mos jetë në gjendje t’i del në ndihëm çdo pacienti i cili do të ketë nevojë.
“Numri i personave të sëmurë dhe të hospitalizuar nga Kovid-19 po rritet. Nuk duhet lejuar që sistemi jonë shëndetësor të mos jetë në gjendje t’i mundësoj çdonjërit i cili ka nevojë për përkujdesje të mos e gjejë atë për shkak se kapacitetet janë shfrytëzuar. Respektimi i masave, bartja e maskave dhe mbajtja e distancës janë mënyrat më të mira që ne të ndihmojmë që të mos ndodh kjo”, ka shkruar Filipçe.