Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas pranimit të 24 mijë dozave të vaksinave Astra Zeneca nga COVAX mekanizmi tha se gjatë muajit prill priten të vijnë edhe 76 mijë doza tjera nga po i njëjti mekanizëm shpërndarës, transmeton Alsat. Filipçe theksoi se vaksina e AstarZeneca fillimisht duhet të miratohet nga Agjencisë i Ilaçeve Malmed.
“Vaksinimi do të nis të mërkurën, pasi të mbaroj puna administrative e Agjencisë për Ilaçe. Të parët do të vaksinohen 20 mijë persona që tashmë janë paraqitur, mbi 70 vjet me sëmundje kronike dhe sipas vendit ku jetojnë do të bëhet distribuim i vaksinave. Që do të thotë do të vaksinohen në pikat e tanishme të vaksinimit”, deklaroi Filipçe duke shtuar se gjatë muajin prill pritet të vijnë edhe 76 mijë doza nga mekanizmi Covax.