Të paktën 123 persona humbën jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Filipine, të cilat u shkaktuan nga stuhia tropikale Maggie në pjesën qendrore dhe jugore të vendit dhe ushtria po vazhdon ende operacionin e kërkim-shpëtimit.
86 viktima u regjistruan në Bejbay, një zonë malore e prirur për rrëshqitje dheu në provincën Leyte, ku 236 persona u plagosën, sipas një raporti nga autoritetet e qytetit, raporton Reuters.
Dhjetra njerëz janë të listuar si të zhdukur dhe dhjetëra mijëra janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe tani ndodhen në qendrat e evakuimit./FolDrejt/