Katër anëtarë të një familjeje në Kaliforni, duke përfshirë një foshnjë tetë muajshe, u gjetën të vdekur në një zonë rurale të mërkurën pasi u rrëmbyen në qytetin Merced të hënën, sipas autoriteteve lokale.
Viktimat u identifikuan si Aroohi Deri(foshnja), e cila u rrëmbye së bashku me nënën e saj, Jasleen Kaur, 27 vjeç, babain e saj, Jasdeep Singh, 36 vjeç dhe xhaxhain e foshnjës, Amadeep Singh, 39 vjeç.
Policia thotë se të katërt u rrëmbyen të hënën në mëngjes në kompaninë e kamionëve të familjes në Merced, rreth 150 milje në lindje të San Jose.
“Sonte u konfirmua frika jonë më e madhe. Ne gjetëm trupat e katër personat të rrëmbyer ”, tha për mediat sherifi i kontesë Merced, Vernon Warkey.
Ende nuk dihet motivi i krimit.
Autoritetet thanë se Jesus Manuel Salgado, 48 vjeç, është i dyshuar për vrasjen e familjes dhe ndodhet në paraburgim. Ata po përpiqeshin të flisnin me Salgado, i cili u shtrua në spital pasi u përpoq të vriste veten përpara se të arrestohej, nëse ndonjë person tjetër ishte i përfshirë, tha Warkey gjatë një konference për shtyp të mërkurën në mëngjes.
“Jemi të shkatërruar. Jemi të tronditur. Ne po vdesim çdo moment”, tha një i afërm i familjes./abcnews.al/