Ka filluar takimi ndërmjet Kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel, shkruan Fol Drejt.
Nga Bashkimi Evropian kanë njoftuar për Telegrafin se takimi mes Bislimit dhe Petkoviqit me ndërmjetësimin e emisarit Miroslav Lajçak ka nisur në orën 09:30.
Siç është raportuar ditëve të kaluara, fokusi i këtij takimi do të jetë zbatimi i plotë i marrëveshjes së 27 shkurtit e arritur mes palëve për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe hapat drejt de-eskalimit të situatës në veri të Kosovës./FolDrejt/