Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka paralajmëruar që për shkak të reshjeve atmosferike, do të ketë reduktime, shkruan Fol Drejt.
“Ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, kemi sërish ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit” – kanë njoftuar nga KRU.
Ky është njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, kemi sërish ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit.
Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike të trajtoj ujin për pije. Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova dhe Drenasi do të ketë reduktime të ujit të pijshëm. Fushe Kosova sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në orën 15:00. Me reduktime jane edhe Drenasi dhe Obiliqi
Si shkak i mungesës së ujit nga ITU Shkabaj është evidente ndikimi i mungesës së ujit të pijes edhe për konsumatorët e Kodrës së Trimave dhe Mirditës.
Kodra dhe Mirdita me ndërprerje 00:00 deri 05:00.
Mbeteni të njoftuar!