Sipas BBC-së, Ushtria e Kinës ka kryer sulme me rreze të gjatë, në disa zona specifike në pjesën lindore të ngushticës së Tajvanit, shkruan Fol Drjet.
Në fakt, sulmet ishin pjesë e stërvitjeve të planifikuara, të cilat filluan këto ditë, menjëherë pas vizitës së politikanes Nancy Pelosi.
Pelosi, është figura më e lartë politike e cila e ka vizituar Tajvanin në 25 vjetët e fundit, për çka shkaktoi reagimin e ashpër kinez.
Kina e kundërshtoi me forcë udhëtimin dhe e quajti atë një shkelje të sovranitetit të saj, sepse ajo pretendon se ishulli vetëqeverisës është si territor i saj dhe është zotuar ta bashkojë atë me kontinentin, me forcë nëse është e nevojshme.
Stërvitjet kineze po kryhen shumë pranë zonës bregdetare të ishullit, prandaj, për këtë arsye Tajvani e ka akuzuar Kinën për përdhosje të hapësirës sovrane të tij. Nga ana tjetër, nuk është raportuar për ndonjë shkëmbim zjarri, pas rastit të sulmit të kryer nga forcat kineze, i cili ka kaluar pa pasoja./FolDrejt/