Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në “Facebook”, mbi të cilën shkruan se tanimë fillojë ora policore dhe u mbyll në shtëpi dhe ka parashtruar një pyetje për ndjekësit e tij në “Facebook”.
“Fillojë ora policore në Kosovë. Unë u mbylla në shëpi, ju si po e kaloni?”, ka shkruar Pacolli.
Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten, 21 janar, masa të reja për luftim të pandemisë së koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve të infektimit në këtë shtet.
Kufizimi i qarkullimit do të aplikohet nga ora 22:00 deri në orën 05:00