Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ushtarët britanikë nga Forca Rezervë Strategjike të Aleancës po bëjnë patrulla përgjatë vijës kufitare administrative në veri.
KFOR-it gjithashtu në njoftim ka thënë se kanë ofruar mjete ingjinierike për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë në një shkollë lokale.
“Njësia u mobilizua pas tensioneve të shtuara në Kosovë, në mënyrë që të sigurojë aftësinë e KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij për ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.