Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Dominic Perrottet tha se në mbarë vendin është urdhëruar evakuimi i 500 mijë njerëzve për shkak të shirave të dendur që priten sot.
Rreth gjysmë milion njerëz janë prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura në shtetin Uellsi i Ri Jugor (NSW) të Australisë dhe kryeqytetin Sydney, shkruan AA.
Kryeministri i NSW, Dominic Perrottet tha se në mbarë vendin është urdhëruar evakuimi i 500 mijë njerëzve për shkak të shirave të dendur që priten sot.
Duke shpjeguar se situata do të përkeqësohet para se të përmirësohet, Perrottet tha: “Shumë njerëz u zgjuan sot dhe panë që pjesa më e madhe e shtetit tonë është nën ujë”.
Ai tha se niveli i ujit në disa zona do të jetë më e lartë se përmbytjet shkatërruese të vitit të kaluar, transmeton Fol Drejt.
“Ne presim që përmbytjet të jenë më të këqija se vitin e kaluar, veçanërisht në zonën e Hawkesbury dhe ne vërejmë shira dhe përmbytje edhe më të mëdha në zonën e Newcastle dhe Hunter gjatë ditës”, tha Perrottet.
Rreth 14 persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet që kanë qenë në fuqi që nga fundjava në NSW dhe Queensland.
Derisa zgjat kërkimi për 5 persona, u paralajmërua se mund të ketë më shumë viktima.
Ka shqetësime se reshjet e reja do të shkaktojnë më shumë përmbytje.
Për shkak të vërshimeve të ujërave ka pasur ndërprerje të konsiderueshme të qarkullimit.
Në një rajon ku shumë shkolla janë mbyllur, ekipet në terren vazhdojnë të përdorin varka dhe helikopterë për të shpëtuar qytetarët e bllokuar në ura, kodra, çati dhe ballkone të shtëpive./FolDrejt/