Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka parashikuar se java e fundit e stinës së dimrit, pritet të vijojë me kushte më të qëndrueshme meteorologjike, transmeton Fol Drejt.
Sipas IHK-së, nga dita e mërkurë, vende-vende parashihen reshje. Temperaturat pos ditës së hënë do të shënojnë rritje, sidomos të atyre maksimaleve.
Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s./FolDrejt/