120 deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës, kanë filluar me procesin e regjistrimit për Legjislaturën e Vlll-të të këtij institucioni, në hollin e objektit të Kuvendit, në Prishtinë.
Për shkak të numrit më të madh të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit, të parët që kanë filluar me procesin e regjistrimit si deputetë të rinj janë ata të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky proces që do të zgjasë deri të premten, më pas do të regjistrohen deputetë e partive tjera, me radhë të bazuar në numrin e deputetëve të fituar.
Sipas renditjes së vendeve në parlament, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 58 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 deputetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë, Lista Serbe ka siguruar 10 vendet e rezervuara për minoritetin serb.
Kjo seancë do t’i ketë tre pika të rendit të ditës: Formimin e komisionit për verifikimin e mandateve; Dhënien e betimit të deputeteve dhe Zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.