Ka filluar tashmë seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita në Kuvendin e Kosovës.
Kjo seancë është thirrur në lidhje me çështjen e paisjes së nxënësve me libra, përcjell Fol Drejt.
Ndonëse kjo seancë ishte paralajmëruar të fillojë në orën 12:00, deputetët ende nuk janë mbledhur në sallë, me ç’rast kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ftoi ata të bëhen pjesë e seancës, në mënyrë që seanca të fillojë dhe të shqyrtohet kërkesa e deputetëve të opozitës./FolDrejt/