I ka filluar punimet seanca e sotme parlamentare, ndërsa të pranishëm janë ende pak deputetë, shkruan Fol Drejt.
Në deklarimet jashtë rendit të ditës, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka ngrehur edhe një herë shqetësimin në lidhje me tarifat e energjisë elektrike.
Ajo i ka bërë thirrje Presidentes Vjosa Osmani, që të ndërhyjë, duke i kërkuar asaj që të kërkoj edhe falje.
Duke iu referuar vendimit të fundit të gjykatës, ajo i ka cilësuar tarifat aktuale si të “kundërligjshme”.
Përndryshe, në seancën e sotme, në rend dite janë edhe disa projektligje të cilat pritet të shqyrtohen, pas deklarimeve pas rendit të ditës. /FolDrejt/